Tu Ktheva, O Det. Poem by skender iljaz braka

Tu Ktheva, O Det.

T'u ktheva, o det.....

Udhëve të botës ngado ku u enda.
Shkumën e duarve të tua të kaltëra
dhe imazhin e valëve muzgjeve të vona,
me lot mergimi prej mallit tend i njoma.

Vij sot në shtratin tënd të fjetur.
Në buzët e tua që zjarrmojnë në përvëlim,
në koralet e zvetënuara dhe rërë e njomë.
Të vij, o det, si ylli i heshtur pa shkeqim.

E ndjeva zerin tënd, psherëtimë të trishtuar,
si nena që ndjen rënkimin e birit në djep.
Petalet e bregut dhe rërën ku kam shkruar.
" Perjetesish te dua, o i imi det."

Me veshje të vjetra emigrant të rropatur.
T'u ktheva i lodhur prej mallit të marrë.
Një mal me të fshehta të përvuajtura ngarkuar.
Të solla dhuratë kësaj nate të bardhë.

Jam kthyer djalosh, i heshtur, i menduar.
Të gjej perseri gjithçka që kam të shtrenjt.
Perkedhelit e tua, që shumë më kanë munguar
Dhe thellesitë e kristalta ku ngula rrënjët thellë.

Thursday, July 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success