Valës Së Detit Poem by skender iljaz braka

Valës Së Detit

Valës së detit

Ty vale e qetë e detit tim.
Të puth mëngjesit si një prrockë,
që malit zbret me uturimë.
Me dhimbje therse gjer në kockë.

Ti valë e qetë, frymemarrja ime.
Kur m'i përlot k'ta sytë të bukur. M'a plas ti zemrën në thërrime.
M'i ul qepallat si një flutur.

Me dallgën-nënë dikur jam grindur. Ndaj sot prej syrit më largohet.
Zhurmon e shfryn, nuk ka qetësi. Me mua vallë përse s'pajtohet?

Ndaj vi të prek, të flas, me ty.
T'më bëhesh dallgë, t'më behesh mike.
Mikesh moj valë t'më bëhesh ti.
Dhe dallga -nënë t'na rris orkide.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success