Vetem Dashuria Mbetet E Perjetshme Poem by skender iljaz braka

Vetem Dashuria Mbetet E Perjetshme

Ku shkuam atë ditë?
Më kujtohet vetëm fërshellima e blirit të blertë,
një pellg i ndezur prej ngjyrave,
i mbështjell prej ëndërrash të mëndafshta.
Po.. edhe dy sytë e ty, si sytë hyjnor të
Afërditës, që rrjedhin kristale akulli,
tek pulsonin mbi kënaqësinë e shqisave.

Asaj dite, ti portën e blertë të pranverës
kërkoje të hapje me çelsin shumgjyresh
të luleve ku flinin bletët.
Syri i hënës së mesnatës,
livadhit ndiqte gjurmët tona të arta.
Kashta e përhimtë e reve, ethshëm digjej pyllnajës.

Përmes dënesash, prej flokëve të derdhur,
grushtet mbushja me pikëzat e shiut.
Me to trishtimin shuaja në atë muzg të përflakur.
Aty kishim mbetëm si dy gurë të një kështjelle,
gjersa nata në gulsha dëbore,
yjet e shuar derdhi mbi ne.

Ti s'doje ta besoje se unë kokërra dëllinje
kisha mbjellur për buzët e tua të djegura.
Mëndësisht nuk isha më aty, por diku larg.
Mendoja se s'ka perandori të përjetëshme.
E përjetëshme nuk mund të jetë as toka.
Se vetëm dashuria mbetet e përjetëshme,
ushqyer prej një burimi të përhershëm.

Tutje, gjurmët e skive kishin mbetur
si dy paralele, që humbisnin pafundësis.
Më pas, vetëm ajëri i lagësht i agut
ripërtëriu kujtesën tonë të ngrirë.
Atëherë ti më the se fati im do të ndiqte
këngët, letrat, librat dhe poezit.
Dhe unë që prej asaj kohe,
asgjë nuk kam lëvizur nga fusha ime e betejës.

Tuesday, July 8, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success