Dashuruar Për Të Dy.. Poem by skender iljaz braka

Dashuruar Për Të Dy..

Prej ditës që të humba diçka prej vetes me ka ikur.
Në ate boshllëk të pambushur prej asnjë lloj dashurie.
Prej të njëjtës pritje në vetmi çdo ditë duke vdekur.
Mbytur ngasherimesh nën ëndërra çmëndurie.

Mes zjarrit si Kostandini prej varrit jam ngritur.
Përtej të panjohurës mes flakëve t'kam kërkuar.
Atje ku varur në vetedijen time të imagjinatës.
E gjallë ishe ti, si ditës së parë prej meje ledhatuar.

Nishani sa një pikë kallaj mbi buzën e sipërme
dhe i vogëli tatuazh në atë faqe të djathtë.
Nga balli s'isht zhdukur ajo shenjë prej ndryshku.
Veç buzeqeshja në buzë një tjeter trajtë të kish marrë.

Trëmbur prej thërmimit të akullit, kisha frike të të prekja.
Nën të vetëmin mëkat në ndërgjegje duke mëkuar.
Zvenitur gjer në pragun e papërmbajtur të trishtimit.
Ambivalent tërësisht i kthyer në ket'çast të dëshpëruar.

Tradhëtuar prej jetës, amoral brenda një honi i ndjerë.
Gërhamat e shpellës së përjargur me risjellin në jetë.
Pas teje kaq çmëndurisht nuk di përse isha dashuruar.
Dashuruar pas atij që prisnim, për t'a kurorezuar si një
mbret.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success