Diçka më tërheq buzëdetit,
sa herë që dallgët shkumbardha
prëplasen me terbim.
Sa herë që të thekëshmet
zëra tipike të netëve detare,
ngrihen thellësive me vrik.
per te shkullur spirancen time mbërthyer
në rërën brigje - brigje.
Diku, tej mes dallgeve,
imazhi yt, si nje nimfe e bukur,
me shfaqet si diten qe te kam humbur,
Ketu kam mbetur se nje Eskil
ne pritshmerinë e të pakthyeshmes.
As vete nuk e di perse...
Perseri te dua kaq shume,
dhe pse menedimet m'i ke mpire.
Si hije te tejzgjatura me ndjekin
si dikur hapat dhe zeri yt i trisht.
Si nje eremit e kryqezova per ty dashurine
aty ne ate buzedete,
ku kam mbetur pa nje alternative tjetre te dyte.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem