Erërat Që Fryjnë........ Poem by skender iljaz braka

Erërat Që Fryjnë........

Fryjnë…fryjnë…fryjnë… fryjnë
Dhe përsëri gjithkund fryjnë erërat e rizgjimit.
Mes ulërimash të thekëshme vrullshëm shfryjnë.
Mbi globin e rrudhur prej mplakjes së mendimit.

Në ndarje hapsirash, mes boshllëqesh të ngrira.
Në të pafundëmet vakuume prej zjarrit përvëluar.
Të stuhishmet erëra meridianeve përdridhen.
Planetit i përqeshin qorrollisjen e tij të verbuar.

I ndjej dhe unë, tyneli i errësirës, i dritës së largët.
Lëvozhgën e ashpër në ngjyrën e errët të ndryshkut.
E ndjej dhe shoh nën tkurrjen e tij të vazhdueshme.
Pandalshmërin e thërrmimit të likenve dhe myshkut.

Fryjnë përpara fytyrës së shëmtuar të braktisjes.
Përmes rrjedhave të thella të ujit të tejdukshëm.
Të rejat erëra thyejn makthet e gjata të pritjes.
Mbi brigje lotësh ngrihen e bien mallkueshëm.

Fryjnë, rrugëve të fundosura mes të gjallëve, të vdekura.
Ardhur prej udhësh në të përjetëshmen strehëz ëngjëllore.
Fryjnë mbi të tjerat diktatura, me fyrëra të maskuara.
Ku zëri i urisë klithmën se ndal hapsirave qiellore.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success