I Kthyer Ne Nje Statuje Te Mermert Poem by skender iljaz braka

I Kthyer Ne Nje Statuje Te Mermert

Si dhembet e bishes qe prehun kafshojen
koha trupit me copton dalngadale
perpelitem dhimbshem hapsirave boshe
sirenat e alarmit ne brendesi te vetvetes
kam kohe qe nuk i degjoj
i shurdher nuk jam
kthyer ne nje statuj te mermerte
pse i shurdhet qendroj? .
diçka duhet te beje.......
diçka dua te them.......
diçka dua te marre......
gjithe te papriturat e mundeshme
mbledhur jane tek une,
si mikesha te paftuara.
dikush me therret........
dikush me kerkon........
dikush me pret.........…
koha trupin me bren,
me bren çdo sekonde.
Ne thelb te enderres se argjend
- Nje dore e meshireshme me shtrihet perpara
terur neper nje mjegull te kobeshme.
Mbi krye me sillen papushim miljona duar te tilla
si avujt e ngrohte qe tokes i ikin mbasditeve
dhe rreshqasin siperfaqeve te valezuara te detit….
- Ku jam? Ne askund?
Ndoshta i fundit jam ne cmendurin time te bute.
Jo nuk jam nje somnambul.…

Thursday, July 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success