Ike Me Muzgun Poem by skender iljaz braka

Ike Me Muzgun

Ike me muzgun…

Me muzgun më ike asaj buzëmbrëmjë vjeshte.
Më ike me gjethet, që pamëshirshë
era tutje i hodhi
mbi dheun e përzhitur.
Mbi degë të zhveshura pemësh,
zogjëve majë sqepit u mbeti,
iu dridhërua cicërima.
Bari iu zverdh kopshtit tim të bukur
dhe petalet ulën pikëllueshëm lulet e gjerbërta...

Cdo mbrëmje qielli do të jetë si një det i trazuar.
Jashtë çikriku i pusit prej heshtjes do të thyhet.
Veç unë në dhomën time të errët do rri zgjuar.
Mbyllur në botën e padukshme që mezi shtyhet.

Mbi djerrina do të bredh shpirti im i parmallur.
Duke të kërkuar ty shteg më shteg
do të mbetem si lakuriqi i natës i pa vatër.
Do të mbës pa atë cicërimë zogu,
pa atë pemë të gjelbër,
pa atë qiell të qetë e të kaltër.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success