Imazhet e vëndëlindjes më kthejnë
tek të hershëmet vite të fëmijërisë.
Atëherë kur të tejdukshëm na dukeshin;
deti, këneta e mbushur me lejlek e pelikanë
dhe perëndimet që përtej Porto Romanos ndizeshin.
S'do të mund të kthehem kurrë tek ajo kënga e parë,
që shpërthente përmes pluhurit të fushës dhe harresës.
Kthim pas s'do të kenë më tingujt e çangës së lodhur,
që lajmëronte fillimin, pushimin dhe mbarimin e punës,
ferri i së cilës, qiellin gërvishtëte si përmbi supe engjëjsh.
Prej lotit të dhimbjes, askush nuk e arriti përqëndrimin.
Nga trishtimi i ndarjes kërkush nuk e gjeti ngushëllimin.
Në mol në tingujt e këmbanës qante një vajzë
duke tundur shaminw e qëndisur,
si të tundëte zëmrën e saj të shkulur.
Imazhet e vëndëlindjes më kthejnë tek nxitimi për në shkollë.
Tek përparsja e zezë dhe kordelja e bardhë punuar me grep.
Më kthejn tek "Ne jemi shqiponja…"që luanim në oborr.
Tek ca çapkënllëqe fëminore që prej mëndjes dot si heq.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem