Ishim Shok Dikur Poem by skender iljaz braka

Ishim Shok Dikur

Dhe kur të mërzitur prej skamjes kemi qënë
dhe kur të trishtuar prej ditëve të squlluar
pa nerv dhe monotone kemi qënë.
të frikur prej pasigurisë së të ardhëmes,
plagosur e të vrarë prej të vërtetash të hidhura.
Si vëllezër kurdoherë i kemi qëndruar
njëri tjetrit pranë e pranë, duke i ndrydhur
dhe përtypur çastet e vështira, të koklavitura

Ç’kuptim do të kishte ndryshe për ne jeta,
shoku im.?
Ne që bukën nën sqetull merrnim
me një vezë të skuqur, e na dukej
sikur ia kishim rrëmbyer banketin mbretit.

Ne shkonim përmes mjegullës dhe grurit,
Përmes ngjyrimeve të ndezura të trandafilave.
Flakët e detit, pishave, të shkëmbit
dhe erës së vrullshme.
Rridhnin brënda nesh kur uleshim bordurave.

Tani të thinjur jemi shoku im,
por tepër të largët,
Të largët …
Si dy drur të tharë që ndajnë kilometrat
Dhe humbasim, humbasim…
si grimcat e rërës nëpër shkretëtirë.

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: friend
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success