Kish Vetëm Jete.. Poem by skender iljaz braka

Kish Vetëm Jete..

Ditët i jetoj me të vetmen punë të ndershme.
Në frontin e saj ngaherë gjëndem duke luftuar.
Qëkurse isha fëmijë kështu më patën thënë:
Se kristali i djarsës është burim i mirësive.
Eshtë i vetmi klorofil i jetës së gjelbëruar.

Nën ritmin e vazhdueshëm të punës e kuptova
sesa e largët është vdekja për atë që dashuron.
Ndaj ngaherë ndez qirinjë për gjithë ata që ranë.
Dhe lutem me lot të zjarrtë, gjer natën vonë.

Për tërë ata që shkuan e jkurrë më s'u kthyen.
Për atë që në emër të jetës mbeti si hero.
Le t'më kërcënoj me duartë e përgjakura vdekja.
Qirinjtë e poemave të mia, për ta do ndez ngado.

Një herë ajo dhëmbët më shtrëngoi kërcënueshëm.
Nuk donte të më linte që pas erës të vrapoja,
si i marrë të endesha rrëpirrash, nëpër fushë.
Prej nga çelin, rriten dhe vyshken grunajat.
Prej nga kthyer janë varret në zjarre dhe prrush.

Atëherë e kuptova se vërtetë s'kish vdekje.
Se për njeriun e punës përtej vdekjes,
kish vetëm pavdekësi dhe vetëm JETE kish.
Se koha ngaherë lë pas gërmadhat....

Sunday, June 1, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success