Kur Të Kujtova Ty Poem by skender iljaz braka

Kur Të Kujtova Ty

Mbi dallgën e kaltër e ngriva shikimin,
prej klithmës sime një re bardhoshe u thërrmua.
Në mijëra copa coptova vetmin time.
E drithëruar heshtjegjata duarve më ngriu.

Me mall kujtimesh,
boçet e mbarsura të pishës plakë
rërës së thatë i rrëzova.
Gjatë prita me zjarrin e Olimpit.
Stikat e pjekura të tyre,
në fjalë të pathëna mu kthyen.

Mbi buzë nisi t’më luhatej e para puthje.
Prej syrit, një sumbull loti mu këput.
Ra e u ngërtësua mbi faqen e ashpër
të një molusku.
Thellë zemrës mu derdh malli vjetër
dhe një copë qielli gri nër trup mu ngatërrua.

Kur të kujtova ty e dashur
Gjithë bota përparaa syve mu eklipsua.

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success