Lugina E Lotëve Të Mi... Poem by skender iljaz braka

Lugina E Lotëve Të Mi...

Lugina e lotëve të mi...


Nxituar verbërisht pas të njëjtës hije,
që ëndërrat m'i trazoi një buzëmbrëmje vere.
Teksa dielli përflakej tutje perëndimit.
Hedhur ndjesite fluide si pa te keq mbi duna rëre.
Cdo ditë i mbyllur përbrënda në vetmi.
Mërmëris të pashprehurat fjalë, tkurrur prej trishtimit.
Qëndroj atje ku s'më sheh e s'më flet njeri.
Dridhur si purtekë nën monolorun e flladit të agimit.
Lugina e lotëve të mi mjegullueshëm mbuluar.
Prej ikjes tënde i mbytur dëshpërimit.
Ti lagohem atij stresi s'kam mundur kurrësesi.
Kurrësesi s'kam mundur t'i shpëtoj lëndimit.
Jetën gjer në prag varri për ty kam dërguar.
Mbërthyer kthetrash dhëmb shpirti im.
Braktisja, si i përskuquri hekur më ka shoqëruar.
Zhgënjyese ka mbetur ënderr e rikthimit.
Lugina e lotëve të mi që s'patën të shteruar.
Lënguar ndër vite si ulkonja brinjësh thyer.
Mes britmash të ashpëra të dimrit të trazuar.
Dhimbjen kam përcjell mes dënesash fuqi grryer.
Te rilindurat shpresat më përgjërime i ngroha.
Mohuar s'të kam patur kurrë në të vërtetë.
Dhe pse zemrën si kripa në zjarre m'a ke plasur.
Shpirtit i kam thënë - gjithmonë shpreso, në k'të jetë.!

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success