Nga Libri Qyteti Im - Eja, Merrmë, O Det! Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Eja, Merrmë, O Det!

EJA, MERRMË, O DET!

Kaq vite me një cigare buzëve kam mbetur,
me shkrimet e mia shpesh herë i zemëruar.
Përse nuk deshe të më bëje dhe mua shok,
por brigjeve të egra më lë kështu, të vetmuar?

Ngaherë shpërfillës me dallgën tënde që gjëmon,
ia merr ti një kënge të hershme prej piratësh.
O det i honeve të jetës sime, përse ti më tundon?
Dallgëve shqetësimin s'ma merr të ma përplasësh!

Në një copë shkëmb një ditë dhe ti do të ngurosesh,
me të rëndin petk të kaltërt hedhur përmbi krah.
Fatet e këtij shkëmb ku rrënjët kemi mpleskur,
le t'i lajmë ne, o det, me shkulma dallgësh të mëdha.

Trazuar prej një ndjenje të natyrshme njerëzore,
me psherëtime të argasim pulëbardhat lart në qiell.
Eja të ecim, deti im, nëpër shi e mjegull, a gurore.
Veç të brishtat mure t'i ngrohim me pak diell.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success