Nga Libri Qyteti Im - Në Muzeun Arkeologjik Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Në Muzeun Arkeologjik

NE MUZEUN ARKEOLOGJIK.

Një mendim më risjell ngaherë tek këta portikë.
Tek këto statuja të bardha që me gjuhën e heshtjes
flesin qëprej lashtësisë.
Shikimin të mbërthyer mbaj vragës së të shkuarës
Përhumbur qëndroj pa mundur të trokas në portën e magjisë.
Në imagjinatën time rrënimi i një epoke të herëshme,
rrjedh si shtrat i grryer i një lumi të nëndheshëm. Pranë një sargofagu të vjetër eshtrash mbledhur,
mundohem të rizgjoj të humburat e asaj kohe të largët,
të pafundemet intriga e dashuriçka mbretereshash.
Përleshje gladiatorësh e luftëra të përgjakshme rromakësh. Në të largtën kohë, shekujsh të përgjumur
jetën riorganizoj, të artin vezullim të qytetit. Stepur në pamundësinë e botekuptimit
kërkoj dhe një herë të rikthej sërish në krahtë e saj të mbyllur,
ndëgjegjen time të vrarë.
Pertej kufijeve të përgjigjes, një pyetje më shqetëson. Pezull më qëndron, në padukshmërinë e ndërgjegjes,
si ajëri i vakët në maj ngritur prej parajsës së vdekur,
emërtuar me një emër ende të gjallë
- O Ju eter të lashtë,
demokracine me c'sy aq bukur e kini pare? Nën vonesën e së njëjtës dritëpamje të humbur mugërirës
ku, pas kaq shumë shekujsh ende ndihem i vetmuar,
kam kaq shumë udhë akoma për tu rizgjuar.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success