Një të shtunë vjeshte…
Mbi xhamin e lagur të dritares,
fytyra jote e venitur me dy sytë pa dritë,
mu shfaqën nën përgëdhelinë tunduese
të pikave të shiut, që bimin pikë, pikë.
Oh, e paharruara ime e përmallur,
vegimi i një dritëhieje të marrosur.
Të përgjumurat kujtime rrëke më derdhen
përzier me atë fanitje imazhesh,
përsëri rindërtuan shtrat lumin e asaj
dashurie të çngjyrosur.
E shtunë vjeshte ishte dhe atëherë…
Kur mbi fjalëkryqin e të larguarit,
unë përpiqesha të mbyllja çdo katror,
si boshllëk i një imagjinate mpirë prej ngërçjes.
Përse vallë e ndërmore atë akt madhor fatal
e ngrite kryevepërn më cinike të vdekjes.?
E shtunë vjeshte ishte dhe atëherë…
dhe shiu binte mbi xhamin e dritares.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem