Perheree Nen Kujtimet E Tua Poem by skender iljaz braka

Perheree Nen Kujtimet E Tua

Përherë nën kujtimet e tua

Përherë nën kujtimet e tua i rrëmbyer.
Prej buçimës së kujtesës, ti më del përball.
Të humburin realitet të dashurisë imagjinuar.
Vështroj shikimin tënd, derdhur diku mënjan.
Qepallat e njomura prej vesës në ag.
Imazh i një trupi të pajetë pa një vend çvarrimi
Përse vallë më dukesh kaq e huaj! ?
Përse vallë të urrej e të ndjej kaq larg! ?
Të urrej se s'pata kurrë forcë për të harruar.
Se dhe në harrim ndjenja bëhet më e gjallë,
dhe urrejtja gjithashtu, më e përvëluar.
Si asnjëherë i rënduar mungesën tënde përjetoj.
O brerore e zjarrtë përmallimi e diellit tim të afshët.
Në zemrën e mpirë prej hidhërimit, pritja m'u ajohua.
Mes lotësh të bardhë timbër i zërit m'u shua.
Me një devotshmëri skllavëruese të isha përkushtuar.
Dhe përsëri të dua si në ditën e fillimit.
Dhimbjen për nofullash shtrëngoj
si i dënuari i pashpresë përpara ekzekutimit.

Monday, July 7, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success