Prej Lindjes Së Një Fëmije Poem by skender iljaz braka

Prej Lindjes Së Një Fëmije

Prej lindjes së një fëmije.

Kurrë ndonjëherë si sot s'jam ndjer i gëzuar.
Si zog i dehur në fluturim, kurrë nuk jam ndjer.
Pasqyrojnë sytë e mi gjithë kopshtet e harlisur
dhe zemrën askush nuk mundet të ma frenoj,
që mbi shkumëzime ujërash të panjohura detesh
zhytet, e përsëri mbi ujëra ngjitet e kthyer në delfin..

O natë, shikom!
Unë ndriçoj më shumë se vet drita jote e argjënd.
Sot më i përqëndruar jam në të tjera largësira qiellore.
Më beson vetëëm ai që di të përgëdhel një fëmijë.
Ai që mbi supe di të mbaj përgjegjësira atërore.

Ndjej rishtash të më lindin shpresa të mëdha.
Spirancat më duhet të ngre për në të tjera detëra.
Përgjumshëm të zvarritem nëpër të humburat dhera.
Të përballem me stuhi e tu shpëtoj përmbytjeve shkatrrimtare.

Mësojeni se sot kam një arsye më shumë,
që diellin të rrok e ta mbështjell me këto duar.
E qara e një fëmije që netëve mundet të më lërë dhe pa gjum.
Është shqetësimi që gjithkush në heshtje
ka pritur dhe shpresuar.

Saturday, August 2, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success