Prill i thyer.
Ne rrinim mbeshtetur në pravaz të ballkonit.
Të tjerë pas xhamave fshihnin fytyrat e vrenjtura.
Mbasditja e mbërthyer nën ethet e trishtimit.
Përcillte mes pluhurit te horizontit
fatkeqesitë e tmerrëshme.
Ne mbeterine e xhungles.
prilli kishte thyer njërin krah.
Të gjitha anijet ishin fundosur në radë,
vetëm rimokiatori lëshon zhurmë e tij të mbytur
Lufta kishte ulur armët e saj.
Në ditarin tim vetëm diçka kisha lënë të pashkruar.
Diçka, që kurrë nuk kisha për ta mësuar.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem