skender iljaz braka

Rookie - 193 Points (15.12.1954 / Durres)

Qyteti Im - Poem by skender iljaz braka

QYTETI IM

Në përflakjen e perëndimit të vonë mbi kodrinë,
kur pulëbardhat vajtueshëm mbi valë krakëllisin,
ti, Durrësi im, si një dhëndërr i urtë, si një nuse e mirë,
qëndron i heshtur me shikimin e ngrirë.
.
Tri herë i vidhisur, tri herë i ringjallur,
shfaqur si sfinks me fytyrë madhështore.
Nën bedenat pellazgjike, rrënjët thellë ke shtrirë.
Rrënjët e mpleksura, rrënjët mijëra shekullore.

Në arena të përgjakura gladiatorësh,
lotë të kristaltë ke derdhur me pikëllim.
Mbi pellgje gjaku dhe male rrënojash
me eshtrat e të rënëve ke shkruar lavdinë.

Hyjnitë e mermerta, si korale të bardha,
të kanë mbetur ndër vite si kurorë e lulëzuar.
Me dallgët e zhurmshme, me dallgët e paqta.
të kalburit damarë, nga trupi ke shkallmuar.

Vërshuar kanë mbi ty kohërat tragjike.
Përjetësisht mes erërave ke mbetur i rrethuar.
S't'u drodh asnjëherë ajo zemër e mirë.
S'të krisi asnjëherë balli përcëlluar.

I çmendur pas teje gjithë jetën do të mbetem,
pas bukuroshes tënde dhe erosit mbi kalë,
pas mureve të lashtë dhe torrës Ilire,
pas detit të magjishëm dhe të brishtave valë.

Një mijë herë prej teje në u largofsha, Durrësi im!
Një mijë herë nga larg do të puth e përshëndes me mall.


Comments about Qyteti Im by skender iljaz braka

There is no comment submitted by members..



Read this poem in other languages

This poem has not been translated into any other language yet.

I would like to translate this poem »

word flags

What do you think this poem is about?



Poem Submitted: Thursday, July 3, 2014



[Hata Bildir]