Qyteti Im Me Fytyrë Perëndie…. Poem by skender iljaz braka

Qyteti Im Me Fytyrë Perëndie….

Qyteti im me fytyrë perëndie….

Prej kripës grryer janë muret e tu të uritur.
Poreve të tua të mbushura plotë alga dhe likene
pikëllueshëm të pikon mushti i ardhur i shekujve.
Xhveshur pankartash e banderolash të shqyera,
je sot bukuroshja e rilindur
me fytyre prej rrezesh perëndimi praruar.
Durrësi im i përthinjur,
diafragma e atdheut tim gjak mpiksur.
Kënga e fundit që Euridikës i këndoi Orfeu.
Durrësi im - prej valësh fytyrlarë, me gjakun e koraleve dhe perlave të detit tënd.
Thyer trishtim nga lulëzimi që dhe vet diellin vret.
Prej gurit tën të Sizifit, që ndali rrokullimën
e në dysh u nda në fundin e shekullit te njëzetë.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success