Rrugeve Te Mehalles Sime Poem by skender iljaz braka

Rrugeve Te Mehalles Sime

Nëpër të ndoturat rrugë të mëhallës sime,
mes atyre shtëpive të rrënuara, të varfëra,
lëngun e tmerrit të skamjes kam pirë..

Nëpër shtratin e varfërisë, të zhytur në mjerim,
si minatori thellësive të galerisë kam zbritur.

Atje, urinë grryese,
si acidin bazik të kohës që jetojmë,
në miljona herë shumëfishuar,
kam parë tendosjen e zorrëve të pangopura,
zorrëve të holluara dhe indeve të squllura.

Mëhallës sime, mes shtëpive të varfëra,
frikën dhe pasigurinë e së nesërmes,
kam ndjer të më mbaj mberthyer në darën
e pamëshirshme të ngerdheshjes.

Në buzqëshjen e mundimëshme të skamjes
kam prekur atë pak shpirt të brisht të lumturisë.
Muskujt që mezi kanë pritur rritjen,
si kallëzat e fashitura të grurit të arës,
që prej erës marramandëse
tokës së ftohtë duaj duaj i bien.

Rrugëve të mëhallës sime shihet
apatia e ndjenjës së pafuqisë…
njerez të prirur për të ndershmen,
përjetojnë përjashtimin dhe stagnimin.

Nga afër i kam parë këta njerëz të rreckosur
Tek punonin në ndërtimin e një muri,
tek përzhiteshin prej zhegut të vapës përvëluese
në hapjen dhe shtrimin e një rruge.

Këta njerëz të thjeshtë.
Këta njerëz të urtë…
Cdo ditë din të çajnë veç me verbësinë e tyre.
Miëra herë janë ndjerë të pënguar në udhën e tyre
e po mijëra herë janë ngritur mbi vuajtjet e përbindëshme.

Duke rrapellitur neper rruget e mehalles
sime te varfer kam pare se si nevoja
lind domosdoshmerisht nje ide.

Askush nuk ka arritur ta kuptoj shpirtin e tyre
As kur i shohin trupat e tyre të përlodhur si dergjen
në pluhurin e ngjinjur me djersë dhe gjak.

Duke rrapellitur neper rruget e mehalles
sime te varfer kam pare se si nevoja
lind domosdoshmerisht nje ide.

Mos u tremeni nga idet e ketyre, njerez!
Dhe nëse ato të vihen në veprim një ditë,
mos u trëmbëni.
Mëhallës sime të varfër do të lindin gjenit.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success