Sa Shumë Të Desha Poem by skender iljaz braka

Sa Shumë Të Desha

Sa shumë të desha

Ti je më e bukura
se të gjitha bukurit
dhe më bënë të lumtur,
më shumë seç do t'më bënin,
të gjithë lumturitë.

Ndaj sa shumë të desha,
jo s'mundem dot ta them.
Dashurinë në botë s'ka masë, që e peshon.
Njeriu me të një mal të tërë rrëzon.
Janë pak miljona male, për një që dashuron.

Përtej një tjetër bote,
unë të desha dhe më shumë.
Të dhash gjithçka nga vetja,
mbi të gjitha dashurit.
Ti më quajte mbret,
ndaj të thirra: - E imja Mbretëresha.
Me po këtë skepter për hir të dashurisë,
do t'më përcjellin perënditë.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success