Shkujdesur Ecja Rrugeve Te Qytetit Poem by skender iljaz braka

Shkujdesur Ecja Rrugeve Te Qytetit

Shkujdesur ecja rrugeve te qytetit
Hapat ngaterroheshin
Ne kuadrate trotuaresh ne forme, pa forme
Capitesha, si nje hije ne nje ishull te humbur
Ndjeja nevojen te isha larg
Pertej kufijve te Tokes
Larg dhimbjes, frikes nga e panjohura
Larg konturit te vizatuar
Ne sfond Ligji abstrakt
Ne hapesiren e qiellit, qe me mbulonte
Struktura jote me shfaqet gjymntuar
Zeri yt, qe tingull bosh me ngjante
Diten ma kishte erresuar
Ndjesi te ngaterruara me trazonin shpirtin
Ne kryqezim semaforesh zemra ka ndalur rrahjet
Lodhja ka filuar te me ngaterroj kembet
…apo hija jote me ndjek torturueshem?
Filloj hapat te numeroj
Si jehone prej qiellit oshetinte
Betimi I zemrave ne nje ze
Pikturuar ne nje veshtrim
Mes ofshames se shpirtit
Shkrepetima te frikshme qiellit vjeshtor
Me kane pushtuar
Teksa ecja pa ditur bregut te liqenit
Rraskapitja gjoksin ma ngushton…apo?
Ulur heshtjes se nje stoli
Dhe liqeni ngjyren gri kish veshur
Rrezet e fundit te diellit me turbullojne pamjen
Fytyra njerezish pushtojne hapesiren time
Mundohem te shkeput nje copez te botes se tyre
Diku atje tej tymi ne disa peme te djegura
Behej nje me ngjyren gri te reve
Edhe rrezet e fundit u fundosen
Pas kraheve te shpateve
Duke lene pas nje shpirt te vetmuar
Cigaren vendos ne buzet e thara
Duke e mbajtur gjate ashtu pa ndezur
Perhumbur veshtrimi ndesh syte e nje vogelushi
Qe hapat ngaterron nxituar te kap nje pellumb
Buze trotuarit qendronte per te pushuar
Buzeqesh lehtas nen buze
Pellumbin I vendos qetesisht femijes nder duar
Duke I ngritur lehte te ty nder krahe
Buzeqesh femija
Krahet rreh pellumbi ne fluturim
Mbi liqen
Nje rreze kishte harruar te puthte valen

Thursday, July 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success