Të Lutem Mos Më Ik! Poem by skender iljaz braka

Të Lutem Mos Më Ik!

Të lutem mos më ik!

Mbi krah të marrë, të shtrërngojë krahërorit.
Dhe pse tani kjo ka shumë pak vlerë
mbi gjoksin tënd dy pika loti pikoj.
mugëtirës së qiellit për t'i hapur një derë

E brishta ime, ti se di,
se së shpejti mbi qiej lartë do fluturosh.
Do ti mbetesh trupit tim në çdo qelizë
dhe ditës kur në varr përsëri t'më takosh.

Mugëtirave të mbrëmjes vetmuar tekqëndroj.
Me lot ngashërimi te qaj në çdo sekondë,
Për ty e shtrenjta ime, më dridhet çdo ind.
Më shumë se sa helmi, i hidhur më duket trishtimi.

Nën zë të qaj si burrat që nuk flasin
Ti rrekesh të më thuash në heshtje veç dy fjalë.
Buzqeshja buzeve të ngriu porsi kristali.
Teksa lotët të t'i ngohin jastekët e bardhë.

Të përgjerohem mos ik.
Të vetem mos më lërë.
Si gjinkalla në degë do thahem, do tretem.
Do të ngij si tumbcaku malit me dëborë.
Një gurë i thatë gjer në vdekje do të mbetem.

Sunday, August 31, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success