Te Vdesesh Se S'Ke Para Poem by skender iljaz braka

Te Vdesesh Se S'Ke Para

Të vdesësh se s'ke para…..


Drejtë spitalit u nise pa ditur çdo të ndodhte.
Kishe dhimbje trupit dhe pak të holla në dorë.
Ti nuk e dije çmimin e lart të shërimit tënd.
Që asnjë binjake me ty nuk do mund ta përballonte.

Nën epikrizë e receta duhet të flinin të hollat.
Përtej heshtja së syve të mjekut, si kafshama e
gjarpërit të shkretëtirës kish vetëm një parajsë,
pargun e së cilës ti s'mund ta kapërcej dot.

Ajo ishte më e zbehtë se e zbehta e ftyrës tënde.
Më e trishtuar se trishtimi i syve të tu të blertë.
Në udhën e gjatë të njeriut, prej ferri në rikthim,
fjalët përherë e humbin kuptimin e tyre të sinqert.

Një degë shelgu i tundej përhijshëm dritares tënde.
Dhe mbi gjeth një pikëz vese i përgëdhelej agut.
Ti rrije pa mundur të thithje një grimë kënaqësie.
Trupit të rënduar, ndjeje aromën e kripur të gjakut.

Rrije mbërthyer prej ngërçit të minutave pashpresë.
Përhumbur hapsirave të mjegullta të kujtimeve.
Si gjithmonë duke luftuar me luftën tënde heroike,
me parandjenjën e përcaktimit të fatit prej ndëshkimeve.

Vdekja të vinte si një shtrëngatë e fortë dëbore.
Si zambaku i pranverës që i hapet erës së marrë.
- Kur pikëza e vesës qetësish ti bjerë tokës, -thoshe.
- Atëherë ti vdekje, po qetësisht ke për t'më tharë.

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success