Tek Endem Mbi Qytet Poem by skender iljaz braka

Tek Endem Mbi Qytet

Prej një copëze akulli përherë duke u vetasgjësuar.
Të marrë prej mes detit ku rreh e gjëmon stuhia.
Mbi qerpik të qytetit tim tmerrësisht rëndojnë.
Mes këtij dimëri të ngurt dhe troku i hapave të mia.

Më trishtojnë perëndimet kur i shoh tek vdesin.
Lënduar si ulkonja e pyllnajës ulëras nëpër natë.
Tmerruar prej ngurtësimit të ditë- orëve të ngrira.
Në kuisje kacafytjesh më kthehen dimrat e acart.

I tëri kthyer në rënkim të prehut që përpëlitet.
Në vetminë e lodhur të muzgut të perëndimit.
Në pafajësinë e gjethit të zverdhur që dridhet.
Pres ndezjen prej një shkrepjeje të beft të agimit.

Tani nuk di se ç'më ka mbetur
Nuk di ç'më ka mbetur prej gjithçkaje që kam patur.
Një pjesë më janë larguar, të tjerë sakaq kanë vdekur.
Netëve të lagështa, pasqyrës më thyhet buzëqeshja.
Gjithë qënien ma drithëron, i zhurituri malltretur.

Nuk di se prej ç'flakësh toka më është djegur.
Dhe uji i pusit në oborr, natryrisht është thar.
Gjithë muret e shtëpisë si prej mole janë brejtur.
Helmues e brejtës gjallojn nëpër hambar.

Të ngratës sime mëje, fshesa në dorë i ka mbetur.
dhe e zeza shami, që me droje fsheh ca flokë të bardhë.
Im at duhanin, gëzh-gëzh me biçak, gri çdo natë.
Dhe shtullunga tymi i dridhen fytyrës së vrarë.

Nuk them ' S'ka ç'më duhet, e, le të shëmbet çdo gjë'.
Për mua aty dhe çdo fije bari është i shtrenjt.
Hakmarrja ime, qarja metalike e një foshnjeje do të jetë.
Dhe kënga e gjelit pas stuhis mbi të gjelbërtin shelg.

Një ditë fëmijët do t'i mbledh përball dritares.
Do tu tregoj për xhepaxhinjë, makutër, injorant.
Prej zërit tim do të dridhen të gjitha marrëzit.
Kur ngrehinën ta ringe mbi pirgje gurësh e mbi baltë.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success