TI DETI IM …
Sa herë që vij pranë teje, deti im,
e përkëdhelem lehtas me valën qumështore,
në mall e dhimbje, thellë shpirtin ma ngacmon.
Më rreh e më tund si era degëzën mbi bregore.
Me të vrarat duar të pëkëdhel i etshëm.
Mbi krah të hidhem, aty ku lindi pavdeksia.
Puth buzën ku shpërthen një trëndafil i përjetshëm,
ku shkrep e udhën e pakthyeshme merr dashuria.
Madhështori, i pakrahasueshmi deti im!
Shplarja m'u bëre për fatkeqësitë e përhershme,
drita e udhëve marramendese, shumëdredhore.
M'u bëre dielli i energjive të mia të pashtershme.
Ti je vullkan i shpërthimeve të brumit njerëzor!
Je jeta dhe e pashmangshmja vdekja ime e përditshme,
je dhimbja e moçme e një populli të rënë theror,
je fytyra engjëllore e të gjitha ditëve të pakthyeshme.
Ti dallgë pas dallge vjen e më rrëmben.
Larg më çon, mes thellësive të tua të kaltra.
Ti je orteku vezullues i netëve të ftohta,
je shpërthimi i mijëra agimeve të bardha.
Plakur me vdekjen time përherë udhëtove
e prej vdekjes sime çdo ditë u brejte ti.
M'u bëre një copëz bukë për bukën e pëditshme,
këputur si petalja e tulipanit prej ngricës dimërore.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem