Vrastarja ime s'mund të bëhesh.
Prej një zjarrshpirti që s'më shuhet jam përzhitur.
I djegur prej ca syve të ndezur plot butësi.
Vrarë buzëve të tua, ku bota ime gjeti përmbytjen
Unë zogu i qelqt, i natës së akullt,
në dritaren e përgjumur të qiellit,
cijatjen time e përvuatshme kam varur.
O dhimbje e pakufijshme e pambarimit.
Dhe çasteve kur prej syve më humbet,
Skajeve të syve të tu do të më gjesh.
Atje ku livadhi i blert shtrin trupin e tij të qëndisur
Dhe pishnaja e manushaqtë, grykash të egëra humbet.
Të përgjërohem ty që vallen hedh mes qiejve.
Ty kënga, ime pa fund e pa fillim, shtat rrëmejësh
Përmes tingujve të tu nxitojnë e rrjedhin mpirjet.
Përplaset e thyhet e ashpëra shkumë lumenjësh.
O ti pasqyrë e mysët dritash mëshiromë!
Se me përçim dhe përqeshje velur i jam jetës.
Më fortë se kjo rreze dielli bëmë të ngazëllehem.
Të vdes brënda teje me buzëqeshjen e ëmbël tëë shpresës.
Kujtimeve të mia ti përjetësisht do të jesh.
Mbi një mal plagëdhimbjesh duke shkelur me qetësi.
Me shkëlqimin e fildisht, puthmi sonte sytë e vrar.
Vrastarja ime ti s'mund të behesh kurrësesi.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem