Porta e fshehur..
Diku tutje rri strukur vetmia ime,
e heshtur, fytyrëvrenjtur, lëngimtare.
Qepallët përpëlt pas një porte të fshehur.
Braktisur si simotra e saj e përzishme e ishujve.
Si vetmia e zezë dhe e akullt e trotuareve.
Përgjumjen shkund në një kaçubore dëllinje.
Atje ku ne hapëm të parat varreza të puthjeve.
Nën degët e xhveshura mbuluar me dëborë.
Ku trupat prej të nxehtit u ndërthurrën si det i kreshpëruar
dhe vonë - vonë, të heshtur ikëm pas portës së fshehu.
Ndjekur prej vetmisë bredharake, ikëm të dëshpëruar.
Tashti prej teje e dashur,
më vijnë vetëm ca tingëllima zëri të largët,
që më thonë se dimri sërish copëza akujsh do të ngrij
dhe se vetmia ime tek porta e fshehur ndotet nga jarget.i
Se plaga brënda gjoksit tim do të zmadhohet vazhdimisht.
Se të përthinjurit e flokëve dalngadalë më afrojnë pleqërinë,
përmes së cilës shkon gjarpëri i jetës.
Ah këto jehona zëri të thara prej lotit të dënesës,
që asnjëherë nuk më thanë,
se brënda vetes njeriu kurdoherë ka një qelizë.
bërthama e së ciles i shpëton harresës.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem