Skender Braka

Skender Braka Poems

Qyteti im - bir i Melisës dhe hyut të detit,
në tre mijë vjet me frymën tënde jam rritur,
jam rritur në furinë e vazhdueshme të rrëmetit.
Në tre mijë vjet, lotët e tu të kripur kam pirë
...

Ishte dicka e papërshkueshme.
Dicka e ngjashme me një llavë vullkani
Përgjatë sheshit, për në qëndër të tij
Njerëzit ecnin si të cmendur.
...

Për të njëqindin vit radhazi ne përsëri
zbresim me gjysmë fytyrë të hequr,
me gjysmë zëmre të thyer,
me gjysmë trupi të djegur.
...

E pyes ngaherë zemrën time,
për gjithëcka që ndjen rreth e qark meje.
E pyes për fjalë të dashura e të pathëna,
Për zërat e neveritshëm e të dyshimtë,
...

"Sonte dëgjojeni këngën time!
Dëgjojeni!
Me afsh e fjalë zemre ju këndoj.
Prej varrit që m' ësht' hapur thellë shpirtit
...

Skender Braka Biography

edhe nese do kisha nje jete te dyte, nje jete te trete, nje jete te njeqinde, perseri do te zgjidhja te behesha poet.)

The Best Poem Of Skender Braka

Durrah- Varri Im

Qyteti im - bir i Melisës dhe hyut të detit,
në tre mijë vjet me frymën tënde jam rritur,
jam rritur në furinë e vazhdueshme të rrëmetit.
Në tre mijë vjet, lotët e tu të kripur kam pirë
buzë detit duke vështruar sytë e tu të vdekur.

Sa herë prej vendit ke lëvizur, qyteti im.
Prej tërmetesh të llahtarshëm sa herë që je rrënuar.
Mua, birin tënd,
po këtu ku më ke lindur, më ke gjetur,
me shpirtin prej Taulantësh të mëkuar.

Mijëra vjet, qyteti im, të kam pyetur.
Por ti veç ke heshtur
dhe me heshtjen tënde,
prej dheu të kripur e bregu të përcëlluar,
klithmës sime të çmendur
një herë të vetme s'i je përgjigjur.
Veç krahët e përgjakur katërsish m'i ke hapur
e supit më ke mbështetur ballin e përhumbur,
ballin tënd të rëndë,
ballin tënd të përskuqur.

Në tre mijë vjetë qyteti im,
për fatin tim të hidhur ke qarë
me lotët e Ajkunës
.

Në rrahun prej algash qyteti im
m'a ngrite shtratin prej guri.
Shtratin shekullor që Epidami kish ngulur thellësive.
Netëve të kthjellta aty kam fjetur,
fluturimin duke ëndërruar mbi krahët e trandafiltë,
të jetës tënde të pagjunjëzuar,
i dehur prej dhimbjesh dhe dashurive
që ti ditë pas dite m'i pate çimentuar.

O varri im i madh!
O varr gjysmë i mbuluar!
Në tre mijë vjet,
gjithë mendinet e mia për ty kam kryqëzuar.

Gjymtyrëve të tua të djegura kam vrapuar i përvëluar,
duke iu frikur përherë fuqisë tënde të zemërimit.
Dhe kur prej fashitjes së menjëhershme të një ëndërre jam zgjuar,
veç ty, nën tejdukshmërinë e perëndimit të kam përqafuar

Tani rreth murit, prej zjarrit të rreshjeve të gërryer,
bari yt i blertë prej kohe është zverdhur,
është zhuritur.
Por deti përsëri mes vështrimesh të rënduara,
me baticat dhe zbaticat e tij të buta,
të përkëdhel e të puth,
si me gjuhë valësh i uritur.
Kujdesshëm të mjekon plagët e pashëruara,
që ti kurrë të mos vdesësh, qyteti im,
që ti përherë i gjallë mes të gjallësh të mbetesh
mes dallgësh e stuhish të tërbuara.

Qyteti im.
Dorën një herë të vetme s'ma ke zgjatur.
S'më ke përkëdhelur kurrë si fëmijën tënd të uritur.
Kur me zë të lartë, për gurët e tu kam kënduar,
kur kam kënduar për hirin e perëndive pellazgjike
sytë prej klithmash të vdekura më janë verbuar
mbi shkrimet e sargofagëve të mbyllur
e përsëri po aty më janë ripërtëritur.

O varri im i madh!
O varr gjysmë i mbuluar!
Në tre mijë vjet.
Gjithë mendimet e mia për ty kam kryqëzuar.

Skender Braka Comments

Close
Error Success