E pyes ngaherë zemrën time,
për gjithëcka që ndjen rreth e qark meje.
E pyes për fjalë të dashura e të pathëna,
Për zërat e neveritshëm e të dyshimtë,
që mundohen ta tulasin
e gjakun t'i thajnë nëpër vena.
Me rrahjet e saj ajo më përgjigjet.
Nuk hesht dhe ndaj përbuzjeve,
që e cojnë gjer në neveritje.
Qetë qetë me të bisedoj cdo mbrëmje
Zemra ime i njeh gjithë tingujt,
gjithë kodet e ngjyrave
Për sekretet e dashurisë më flet në heshtje.
Për gjithë padrejtësit më flet me klithma.
Unë ia ndjej regwtimat, tonet e ulëta.
Etjen që ka për përgëdhelit ia njoh
E pyes zemrën time..E pyes...
Zemra për gjithcka nuk më fshihet.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem