Fjala loz me penën e poetit,
si një flutur mbi petale të njoma
Si një zar mbi tavolinën e realitetit
hidhet e rrokulliset mes ditëve tona
Nuk s'vjen si urdhër, por si shushurimë,
Si një yll i largët, me ndriçim të zbehtë,
Bie mbi varg në vendin e saj ku gjen rimë
Ndriçon strofën, me dritën që mban vetë
Si shiu që mblidhet çdo pikë nga pak
Fjalë pas fjale formojnë vargje të kulluar
Ikën, shkon, përhumbet e kthehet prap
Nëse pena s'i përgjigjet, kërkon tjerë duar.
Arjan Balliu
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem