! Poem by Gent Demi

!

Jeto
si i vdekur,
as fryma jote të mos ndihet.
I akullt si kufomë
askush s'ka për të të prekur.
Frika ndaj kërmës dhe ndaj Zotit
të bëjnë të palakmueshëm.

Veç dobi do të kesh nga kjo mekje.
Pa lëvizur vrojto dhe pabëzanë dëgjo!
Mbas cipës së hollë së një pasqyre
pa shprehje
je ti ai që vëzhgon egërsinë e qënies
tek afrohet me hungërimë
të hetojë vetveten.

Gjallo
me aq oksigjen
sa ti vetë së brendëshmi prodhon.
I padukshëm, i pazhurmë, i pagjurmë, jeto
sikur s'jetove kurrë
sepse kështu, si i vdekur,
ngujuar në arkën një kohe të ngallmuar,
askush s'të vret dot
e asgjë nuk të ndot.


2023

!
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Gent Demi

Gent Demi

Tirana
Close
Error Success