Kur injoranti nis të flasë
Dhe nuk bindet nga fjalët e tua
Nga inati do fillojë të bërtasë
Nëse nuk i pëlqen ajo që thua
Nuk do t'ia dijë për argumente
I mëshon asaj të vetës si dreq
S'i bën punë përgjigja intelegjente
S'bindet, as me të mirë as me të keq
Ndaj mos debato me injorantë të kalitur
Mos e trazo qetësinë tënde të kulluar
Përndryshe një i tretë do shikojë i habitur
Dhe injorantin mes jush s'ka për ta dalluar.
© Arjan Balliu 2023
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem