"Sonte dëgjojeni këngën time!
Dëgjojeni!
Me afsh e fjalë zemre ju këndoj.
Prej varrit që m' ësht' hapur thellë shpirtit
ka lindur e shpërthen melodi e saj.
A s'e shihni? !
Është kënga e pakënduar e pavdekësisë
që shpresën për më të bukurën,
tërheq për në parajsë.
Sonte n'gjumë mos bini!
Unë zinxhirët e rëndë…
që janë më të rëndë se vdekja,
Më të rëndë se fjala,
dhe se çdo vështrim therës,
gjymtyrëve të mia, do t'ia këpusë me dhëmbë.
Prej frerësh do t'ia tërheq dallgët
detit zëmërak.
Gjaku prej zemrës çurk le të më rrjedhë
s'do të humbas në merak.
Prej tij do të ushqehet përherë e vërteta.
I lumtur jam që s'munda të vras asnjë perëndi.
Që s'u besova asnjëherë shenjave të horoskopit.
Që s'dita një herë të vetme të ngre dorë
mbi femëroren,
por mbi trupin e saj kurdoherë
kam ndezur vetëm zjarr
mbi trupin e saj,
kam derdhur miljona tonelata dashuri.
Sonte dëgjojeni këngën time!
Me afsh e fjalë zemre ju këndoj…"
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem