Ndoshta kështu është në mirë
Të shuash zjarrin për të mos u djegur
Të ecësh pa zhurmë pa u ndjerë
Të mos e zgjosh zemrën e fjetur
Të fshihesh pas heshtjes që mbjell
Që flakët e ndjenjave të mos të djegin
Ndoshta aty, në qetësinë tënde të thellë
Rritet një ndjenjë që s'mund ta prekin
Arjan Balliu
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem