Ishte dicka e papërshkueshme.
Dicka e ngjashme me një llavë vullkani
Përgjatë sheshit, për në qëndër të tij
Njerëzit ecnin si të cmendur.
Thirrjet e tyre përshkuan mijëra kilometra,
elektrizuan të gjitha kontinentet.
Vetëm një epitet përmblidhej në një gjysmë shekulli
Nga larg
Mbi kokat e tyre plumba fërshëllenin.
Një kavo e celiktë
Mbi të vetmen përmendore të mbetur në këmbë
Tërhiqej për ta shëmbur…
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem