Larg Poem by Erlet Shaqe

Larg

Rating: 5.0

Disa thonë që ëndrrat janë ato që janë,
Emocionet na çojnë afër dhe larg,
Thonë që zemra është një vend i zjarrtë,
Si dashuria që gjen rrugëtimin e saj,

Ëndrrat mbajnë të vërtetën përbrenda,
Duke goditur të fshehtat e ëmbla,
Ëndrrat janë ato që janë,
Një e vërtetë e përjetshme si një yll i gjallë,

Përsëri gjeta dashuri në ëndrrat e mia,
Të vërteta në dukshmëri,
Besoj në to më shumë se çdo frikësim të ri,

Dashuria ëndërrimtare, një dashuri me vërtetësi,
E ëmbla ime, për mua ti je e vetmja dashuri,
Te dua ty, me shumë se kujtimet me dhembshuri.

READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success