Si të të zgjas të re ndër vite, si?
Si ta ndal plakjen tek ti, si?
Si të ta ngrij buzëqeshjen rrezeplotë, si?
Si të t'i tret rrudhat lekurëgërryese, si?
Si të t'i ruaj duart e lëmojta, si?
Si të ta mbaj shtatin e drejtë, si?
Si të ta shtoj shikimin vezullimdrite, si?
Si të t'i mbroj këmbet e drejta, si?
Ah, e dashura ime,
shoh që pushteti
nuk qenka i yti
dhe as i imi, jo.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem
Don't think hard for a young spirit forever, just keep it that way.