Veshët ('the Ears' In Albanian) Poem by Kinga Fabo

Veshët ('the Ears' In Albanian)

Si të ishin veshët e mi një sakrament, një turmë
shfaqet, para tyre shfaqet. Për fat
Kam veshë të lezetshëm, të mëdhenj
Te thellë e të zgavërt.
Vithet dhe gjoksi I bëshëm po aviten.


Mbërrin e vetmuara. Tim shoq dëshiron.
Mbërrin shtëpiakja, e martuar është, e akullt.
Kur nuk vjen, mëson gjuhë,
në udhëtime.
Lesbikja? Nuk vjen kurrsesi. Edhe pse


Do e joshja! Nëse asgjë s'do dilte prej kësaj,
veshët e mi do lazdroheshin. (Llapushë siç janë.)
Gratë dalldisëse, nuk i ftoj mbi parime
As ndonjë burrë. Unë shkoj
Pas tyre.


Veç veshët e mi janë gjithë ç'duan ata.
Dhe gojet? Dërdëllitëse pafund.
Po veshët e mi? ? Veshet e mi janë të shurdhët.
Unë ndërroj veç vëthet herë pas here.
Veshët e mi janë të mitë.


(Translated by Lazer Stani)

This is a translation of the poem The Ears by Kinga Fabo
Wednesday, November 2, 2016
Topic(s) of this poem: ironic
COMMENTS OF THE POEM
Close
Error Success