Ata Te Dy Poem by Sheila Rexho

Ata Te Dy

Ata te dy, fjale te pathena e shikime qe thane gjithcka…

Ata te dy, dy duar qe s'u kapen kurre fort, por ngelen peng i nje shtrengimi te thate…

Ata te dy, buze te paputhura, trupa qe kurre s'u preken, ama ne endrra bene dashuri si te marre…

Ata te dy, nota te çrregullta kitare te pa akorduar, humbur dikur nen tinguj baladash…

Ata te dy, pentagrame qe s'do luhen kurre…

Ata te dy, faqe romancash te pluhurosura, te strukura ne erresiren e nje rafti, ashtu ne pritje per tu shfletuar ndonje dite

Ata te dy, hajdutet e nje copeze nga e djeshmja e pa jetuar, qe u gjeten sot & qe neser ndoshta, do te humbin serish…

Ata te dy, planetaret e larget Hene & Venus

Ata te dy, mendime pafund, ashtu te perhumbura, te hedhura ne letra te paderguara

Ata te dy, histori qe s'do shkruhet, qe s'do frymoje asnjehere…

Ata te dy, te ngecur ne ekuacionin e nje reaksioni kimik…

Ata te dy, dy stola, nje peisazh…

Bosh….

Ata Te Dy
Tuesday, April 23, 2019
Topic(s) of this poem: thoughts
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success