Muzgu I Parë Poem by Nastasimir Franovic

Muzgu I Parë

Nëna e lindi në një copë tokë të zhveshur mes kërcenjve të rinj të misrit.
Nën qiellin e hapur, si një ujkonjë.
Nëna e përunjur nuk shikoi pas.
Ajo e ndau nga vetja me dhëmbë dhe jetën e tij e lidhi nyjë.
E ngriti lart që të qante dhe të njoftonte ardhjen e tij në këtë botë.
Për fjalë të buta e përkëdhelëse dhe këngë të vogla, nëna nuk kishte kohë.
Ajo vetëm e mbështolli në një përparëse të vrazhdë, i dha gji për pak çaste dhe e la nën një lis ulliri të priste.
Ai priti deri në perëndim të diellit pikërisht atje në Fushën e Ivançevës, i qetë dhe i durueshëm.
Pastaj në muzg, thithi qumështin e fryrë nga gjiri i nënës.
Nëna e mban në krahë.
Tani, në muzgun e parë, shfaqen konturet e shtëpive.
Llambat me vaj ulliri në dritare shkëlqejnë si xixëllonja.
Ky është fshati Katun që pret të kalojë pragun, ai mysafir i dashur dhe i shtrenjtë, për t'i sjellë gëzim vëllezërve dhe motrave atë natë.
Edhe një gojë e uritur, një bujk i ardhshëm ose ruajtës i kopesë.
Ai fjeti me grushta të shtrënguar, me kokën që i mbështetej lehtë në gjirin e nënës.

COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success