Nënës Poem by skender iljaz braka

Nënës

Në ninullat e mbrëmjeve,
kur djepit më perkundje.
Kodin e jetës më hidhje mbi fytyrë.
- rritmu biro si pëllumb i bardhë, , -më thoshe.
- si një yll i rrall, rritmu biri im

Me ungjillëzime e fjalë magjike më këndoje
për kohën e perëndive të mohuara
dhe veten nënëzo në heshtje e mallkoje,
që një rrobë më tepër s'kishe
të ftohtin prej trupit t'ma largoje.
Që një copëz bukë më shumë se kishe
të egërën uri preej barkut të më shuaje.

E shtrenjta nenezo mendimet m'i perkedhele.
Me butesi mëndafshi, si një vello hedhur.
Fjala jote ëmbël rridhte si ujërat nëpër lugje.
Si buzqeshje maji me aromë lulëkuqe.

Në bebëzën e syrit e gjallë më je ngrir.
Nëna ime dashur, nëna ime mirë.
Dhe pse thinjur je, tretur gjer në kockë.
Më e bukur më dukesh se jë xhevair.

Wednesday, July 2, 2014
Topic(s) of this poem: family
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success