Skajeve të pluhurosura të një kornize të vjetëruar
Një portret dashurie prej kohësh kam mbetur.
Përtej errësirës, britma e shurdhër, e mohuar
dhe zhurma e pazëshme që rrënqeth qetësinë.
Si një kujtim i trandafilt më shfaqet ikja jote.
Celuloidit të fushës së djegur të një malli përvëluar.
Përpara meje dhimbja, të hutuarin zëmërim çukit.
Të humburin realitet të dashuris, duke imagjinuar.
Mëshira në një degë peme të përthyer ka ngrirë.
Aty ku buzëqeshja jote, zjarret e shpirtit të përgjumur
ditë pas dite kërkonte të ndizte në etje dhe dëshirë
dhe të prekte puthjet e mykyra prej kujtimesh kërkonte
Një portret dashurie kam mbetur, përgëdhelur.
I rrahur prej valësh që këndojnë për histori tragjike.
Fshikëlluar prej erërave të natës së malit shpirt ndezur.
Me sy të tejmbushur plot ankthe padurimi dhe pritjeje.
Një portret dashurie kam mbetur,
duke u djegur nën flakët e vetmis...
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem