Poeti….
Nxiton poeti udhëve pa mbarim.
Kënga e tij, fuqi jete shpërthen nga gjoksi.
Prej çdo qelize, muza e tij lind veçse poezi.
Në sytë e të gjithëve tretet
me energji të pashtërshme.
Mbi qerpikët e gjelbër të globit
frymëzim i tij rreh stuhi.
Në maja shkëmbenjësh qëllon që bie,
coptohet,
ngrihet
dhe përsëri me vrike udhëve lëshohet.
Poetit vrapin kërkush dot s'ia ndal.
Me copëzat e sëmurura të jetës vargu i tij,
përdhëmbet, lufton, kurrë nuk vdes.
Vargu i poetit atje merrë fuqi.
Mes njerëve të thjeshtë bëhet i gjallë.
Vargu i poetit, Univeres.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem