Dashuria ime
Dashuria ime, melankoli dhe pikëllim.
Shumë më ndryshe sot do të doja të më ishe.
Vargonjët e dhimbjes t'i shkulje me rrëmbim
dhe mimozat në një vazo të bukur ti qëndisje.
Të dashuruarit udhëve të pafundëme le të rendin.
Ngritur mbi pirgje trishtimesh të harruara,
Në dy duar gjithë botën le të mbledhin.
Pëgëdhelur prej diellit me rreze të praruara.
Ktheu dhe ndalu ti në zemrat rinore!
E çilter, e paster, me të pranverës bukuri.
Meridianet pushtoi me flatërat e tua
Kaltërsive dërgoi ëndërrat, e bukura dashuri.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem