Nën lakun e qenve të zinj, ata erdhën nga Ozgrodon,
Çdonjëri nga ato, ish' dëshmitar i sho-shokut,
Nën rrëmujën e mbetjeve të dështimeve të viteve të fundit.
I kursyer, kallajisur në pyetjen e vet të mugët - Ku je ti? , -më pyeti
Ndërsa rrokullisej më qetësisht se hëna.
-Brenda teje- u përgjigja. Por të zinjtë budallenj nuk më dëgjuan.
Dhe u ndjeva si një pecetë katrore, me damka në të, mbi të.
Nëna ime jetoi një jetë, si të ishte e saja.
Askush nuk e vuri re moralin tonë të brendshëm.
Hapat tone në zbrazëti.
Fuqi për të mos thënë: Ne jemi kriminelët
Që zhysim dëshmitarët brenda vetes dhe
Për këtë jemi pashmangmërisht mirënjohës.
Zemrat tona të maskuara vdiqën mijëra herë që atëherë
Përpara mureve të jashtme ku ndjemë frymën e vjetër.
Madje mësuam që s'duhet të shkojmë aq larg
Për të harruar akordet e apokalipsit që mbuluan kopshtin tonë.
Mbyllëm derën hyrëse të shtëpisë. Nuk e dinim nëse duhej të dilnim apo jo.
Rrëbeshi ende s'kishte filluar, kur unë vendosa t'ia mbathja me të katra nga ajo.
Kalova mes margaritarit dhe lules së bardhë. Mbroheshin nga gracka.
U mundova të mos i cek. Megjithëse, lulja e bardhë ulëriti: Eja!
Mbylla sytë, i lemeritur. Nëna ishte akoma në kuzhinë,
I njëjti ritëm goditës çekiçi mishi.
E njëjta gjurmë, si laku i qenve, nën gishta
Donte ta pastronte trupin nga parazitët, krimbat, kërpurdhat.
Por nuk u bërtet, as ua nxjerr lëngun
Ajo vetëm godet dhe godet.
Hapa sytë, i lemerisur.
Është larva, që po më lëpin këmbën.