Retrospektive Poem by skender iljaz braka

Retrospektive

Largësive të mjegullta vështrimin hedh larg.
Mbi rrënoja ngrehinash, skaje skutash të errëta.
Befas e ndjej të më shfaqen kujtime të largëta,
Copëza vegimesh e imazhesh me ndodhira të djegura.
Si bujku me plorin e tij tw hekurt e rqmoj kujteswn.
Fragmente ngjarjesh vëndin e njëra tjetrës zënë,
Si tabllot e një filmi metrazh shkurtër, bardh e zi.
Përmes heshtjes dhe lotëve, fytyra të përvuajturish.
Të dashurit e mi që shkuan e humbën Qerbelasë.
Varre për kryqëtar që tokën e egër ma kthyen në hi.
Të përndjekurit prej monarkut halldup e matrapaz.
Më shfaqen hije minaresh e këmbanash zë shuara.
Lot nënash shamizeza dhe deri tek kwngwt e ndalura
Ndjej ngerçin që gjymtyrët t'më shtrëngojnw forcërisht
Kur hyjnitë e luftërave shikoj parakëmbëve të gjunjëzuar.
Të tjerë që shkretëtirave mbetën prej dhunimit totalitar.
Prej dogmatikëve mjeranë e idhëtar të ksenofobijës.
Të ekzekutuarit pa gjygje prej të bindurve ushtar
Më tëhu në kohë, të pacipët zvarranik të Muavijes.
Ja, e vjetra kasollja ime ku u linda mes përbaltjes.
Të errëtat shtigje ku kam shkuar i etur, zëmërvrar.
Më shfaqet imazhi i të dashurës buzës greminws.
E lehura e një koneje që gjurmët lë tej mbi ugarë.

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success