Shpura e makutëve erdhi dhe iku të djelën e shkuar.
Ca britma histerike për një fitore të mundshëme la pas,
parfumin e makinave të tyre luksozedhe përtokë,
rënkimin e mekur me shurdhimin e ca flamujëve.
E djela e shkuar s'kish buzmbëmje të llakuar në kompleksin e duralit.
As moli plak që pret e pëecjell anije të vjetra kërkund nuk u duk.
Veç vërsëllitja e erëes kish një thërrmim të dhimbshëm, të thatë.
Nën ballin e yllit të mbrëmjes vraga e plagës së pambyllur kullonte ende gjak.
Shpura e makutëve erdhi dhe iku të djelën e shkuar.
Forca e lavdisë ish thërrmuar damarëve të ujit të mbetur.
Fjalët vinin në lëvizje gjërat prej një firmë të detyruar.
Ngoja me lugën e zbrazur mes dhëmbësh ish tretur.
Mballomat e dukshme të natës dimërore.
Format e një fytyre të përçudnuar ritregonin.
Riciklimi i të mashtruarit që prej detit thithe ozonin.
Nuk kish asgjë më tepër se vdekja tragjike e një zoti.
Të djelën e shkuar erdhën dhe ikën makutërit.
Bastërdimi i reales i zhytur mbeti përsëri nën vakuum.
Përpara ndryshimit të menjëhershëm të mosgjës njerzit qëndronin.
Në kupën e Gralit, përfytyrimi asgjë si kish shtuar ëndrrës së derdhur si lum.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem